Milazim Krasniqi thotë se po merr mesazhe kërcënuese

21 shtator 2019 | 08:58

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se është kërcënuar përmes mesazheve nga disa persona.

Personat që ai pretendon se e kanë kërcënuar, Krasniqi i ka quajtur “lahpera”.

“Do lahpera që po më shkruajnë sms fyese e kërënuese, po e shoh se janë në foto me Albin Kurtin dhe me disa zyrtarë të tjerë të VV. Nëse është qëndrimi i Kurtit që këta horra të përhahin gjuhë të urrejtjes e kërcënime, kjo do të thotë se ai ka mbetur po ai i vjetri, shef brigade i zjarrvënësve, jo lider partie. Nëse jo, duhet të distancohet nga (ro)botët e tij primitivë. Nga fundërrinat”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” profesori i Departamenti të Gazetarisë në UP, Milazim Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe…