Milei fiton balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë

20 nëntor 2023 | 08:21

Libertariani i ekstremit të djathtë, Javier Milei, ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Argjentinës, sipas rezultateve të përkohshme.

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump e uroi Milei për fitoren e tij, duke thënë se “ai do ta bënte Argjentinën përsëri të madhe!”.

Zgjedhjet vijnë në një kohë të vështirë për Argjentinën me inflacion në rritje dhe një ekonomi në krizë në mendjet e njerëzve.

Propozimet e z. Milei, të cilat përfshinin shpërthimin e bankës qendrore, fituan mbështetjen e votuesve të dëshpëruar për ndryshim, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rezultatet e përkohshme treguan se Milei kishte gati 56 për qind të votave krahasuar me 44 për qind për z. Massa, me pothuajse 90 për qind të votave të numëruara.

Në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në Buenos Aires, Milei tha: “Sot fillon rindërtimi i Argjentinës. Sot fillon fundi i rënies së Argjentinës”.

“Modeli i dekadencës ka marrë fund, nuk ka rrugë kthimi. Argjentina do të kthehet në vendin e saj në botë që nuk duhet ta kishte humbur kurrë. Ne do të punojmë krah për krah me të gjitha kombet e botës së lirë, për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qe 12 vjet Kosova dhe Serbia po përpiqen t'i normalizojnë…