Miley Cyrus tregon pse hoqi dorë nga dieta vegane

10 shtator 2020 | 11:24

Miley Cyrus pasi ka ndjekur një dietë të rreptë nga viti 2013 deri në vitin 2019 ka deklaruar se truri nuk po i funksiononte më.

Në një rrëfim për “The Joe Rogan Experience”, ajo tregoi se ishte ish-burri i saj Liam Hemsworth që e shtyu t’i gatuante makaronat e para jovegane. Ajo rrëfen se problemi ishte mungesa e Omega 3 dhe truri nuk po i përgjigjej siç duhej.

“Herën e parë kur Liam gatoi për mua peshk në skarë mbaj mend që qava për orë të tëra. Më vinte keq për peshkun”, ka thënë Miley. Më tej, ajo ka thënë se ka hequr dorë, i ha të gjitha dhe ua kujton atyre që i janë kundërvënë, se ka shumë kafshë në fermën e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej më shumë se një viti këngëtarja Dua Lipa dhe…