Milik mbetet jashtë ‘Euro 2020’

09 qershor 2021 | 12:00

Arkadiusz Milik nuk do të mund të rikuperohet në kohë për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Polaku përmes një postimi në rrjetin e tij social, “Twitter” ka njoftuar se do të mungojë shkaku i lëndimit por do të jetë duke bërë tifo për Kombëtaren.

“Të luash për Poloninë është një ëndërr e çdo futbollisti. Është shumë vështirë për mua të largohem nga Kombëtarja, por është një vendim që e kam marrë me vetëdije. Unë e di që nuk do të mund të jem 100%, prandaj unë i përshëndeta shokët e mi dhe ju thash që do të kenë një tifoz të flaktë duke i mbështetur për ‘Euro 2020′”, ka thënë Milik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…