Miliona birra të shitura/ Pas rihapjes së pub-ve, britanikët “harrojnë” virusin (Foto)

05 korrik 2020 | 09:54

Më në fund pub-et në Britani u hapën. Një nga “institucionet” më të rëndësishme në ishull i dha fund mbylljes 104 ditore për shkak të pandemisë dhe birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi të hapë dyert.

Ishte një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve shëndetësore për shkak të mos respektimit të distancimit social dhe në të vërtetë rezultoi kështu.

Në disa raste u kërkua ndërhyrja e policisë për shkeljen e rregullave dhe shumë prej pub-eve u mbyllën më herët.

Sipas ekspertëve në ditën e shtunë, vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra.

Britania e Madhe regjistroi 64 viktima të shtunën dhe mbi 600 persona të tjerë të infektuar dhe grumbullimet të tilla masive dyshohet se mund të rikthejnë një përkeqësim të situatës përsa i përket pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sërish u ka…