Milwaukee njoftohet me humbje, Utah Jazz turpërojnë Lakersat

08 nëntor 2022 | 12:53

Pas nëntë fitoresh vjen humbja e parë në kampionat për skuadrën e Milwaukee Bucks, që u mund me rezultat 117-98 nga Atlanta. Vendimtar ishte stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 59 pikë, ndërsa për Bucks u dallua Antetokounmpo me 25 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e parë sezonale.

Fitore në sekondat e fundit korri edhe skuadra e Clippersave, që ndali Cavaliers pas tetë fitoresh radhazi. Kalifornianët fituan me shifrat 119-117, ndeshje ku gjashtë lojtarë të Clippersave (të gjithë titullarët) realizuan mbi 10 pikë. Për Cavaliersat shkëlqeu Mobley me 26 pikë, por që mbetën për statistikë, raporton “Telesport”.

Bostoni, falë 39 pikëve të Tatum mposhti Memphis (109-106) jashtë fushe, ndërsa Philadelphia triumfoi me rezultat 100-88 ndaj Phoenixit, ndeshje ku diferencën e bëri Joel Embiid me 33 pikë e 10 rebound. Utah Jazz turpëron Lakers, duke fituar 139-116, takim ku 7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Washington            100-108
Orlando – Houston                    127-134
Detroit – Oklahoma                   112-103
Indiana – New Orleans             129-122
Philadelphia – Phoenix             100-88
Atlanta – Milwaukee                  117-98
Miami – Portland                       107-110
Chicago – Toronto                      111-97

Memphis – Boston                      106-109
Minnesota – New York              107-120
San Antonio – Denver                109-115
Dallas – Brooklyn                       96-94
Golden State – Sacramento      116-113
Utah Jazz – Lakers                     139-116
Clippers – Cleveland                  119-117

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën…