Milwaukee synon kreun e renditjes në Lindje

30 janar 2023 | 12:30

Skuadra e Milwaukee i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 135-100 ndaj New Orleans.

Ky është suksesi i katërt radhazi për Bucks, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, me 50 pikë e 13 rebound. Fiton edhe ekipi i Charlotte, që mundi me rezultat 122-177 Miamin, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Rozier me 31 pikë e P.J.Washington me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit.

Skuadra e Clevelandit, falë 29 pikëve të Cedi Osman, që e nisi ndeshjen nga stoli, mposhti 122-99 Clippersat. Stoli i Clevelandit realizoi në total 63 pikë. Memphisi rikthehet te fitorja, duke mundur me rezultat 122-100 Indiana, me Ja Morant protagonist, autor i një “triple double”, me 27 pikë, 10 rebound e 15 asistime.

Rezultatet

Charlotte – Miami                     122-117
Memphis – Indiana                  112-100
Cleveland – Clippers                122-99
Milwaukee – New Orleans      135-110

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën ka vendosur që…