Miniafati kalimtar i hendbollit fillon më 10 janar

06 janar 2023 | 20:47

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që miniafati kalimtar në hendbollin kosovar të jetë i hapur prej 10 deri më 17 janar.

Në këtë afat kalimtar të drejtë ndryshimi të skuadrës kanë të gjithë lojtarët që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores mbi Regjistrimin e Klubeve e Lojtarëve si dhe Transferimin e tyre.

Hendbollistët dhe hendbollistet që vijnë nga klube të shteteve të tjera mund të regjistrohen deri më 28 shkurt.

Ndërkohë Bordi ka përcaktuar edhe datat për fillimin e stinorit pranveror. Në Superligën e hendbollistëve stinori pranveror fillon më 4 shkurt. Më 4 e 5 shkurt janë ndeshjet e xhiros së 15-të.

Në Superligën e hendbollisteve stinori pranveror fillon më 11 shkurt. Më 11 e 12 shkurt është xhiroja e dhjetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shtërpcë, ku njëri…