Ministri Aliu dhe kryetari Hamza vizitojnë fabrikën e riciklimit të mbeturinave që menaxhohet nga “UNITETI”

18 mars 2022 | 13:19

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kanë vizituar fabrikën e reciklimit të mbeturinave në Frashër të Mitrovicës, që menaxhohet nga KRM “Uniteti”.

Ministri Aliu dhe kryetari Hamza janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Regjionale për Menaxhim të Mbeturinave, Gazmend Morina, i cili i ka njoftuar nga afër për punën e fabrikës që është në fazë testuese. Kështu është bërë e dituar nga vet kompanie “Uniteti” përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë nga KRM “Uniteti”:

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti”, Gazmend Morina, ka pritur kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Ministrin e Ministrisë së Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë vizitës që iu bë fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër të ndërtuar nga MMPHI në bashkëpunim me komunën.

Kryetari Hamza dhe Ministri Aliu u njoftuan nga Kryeshefi Morina dhe U.D. i Zv.Kryeshefit të “Unitetit”, Ylber Murtezaj, treguan nga afër se si po funksionon fabrika në fazën fillestare/testuese të saj.

Ishte dakordim i përbashkët që të ketë avancim në formën e menaxhimit të mbeturinave me ndihmën e komunës dhe ministrisë, ku rol kyç do të ketë edhe kjo fabrikë moderne, e cila është e vetmja në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka…