Ministri Aliu priti në takim përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë

16 prill 17:58

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu priti në takim me delegacion e UNDP-së në Kosovë, të prirë nga Koordinatorja për Zhvillimin e KB në Kosovë, znj. Ulrika Richardson, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suoko, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, z. Niels Knudsen, udhëheqësja e programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe ambient, znj. Enisa Serhati, dhe Shefi i zyrës së UN Habitat në Kosovë, z. Omar Siddique.

Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me UNDP për çështje me interes të përbashkët.

Pjesë qendrore brenda diskutimit zunë projektet që kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijesimit për ndryshimet klimatike, rishikimin e mundësive të reja për mbrojtjen e mjedisit, projektet për restaurimin e burimeve natyrore, reduktimin e gazrave në natyrë, si dhe puna që duhet bërë drejt hartimit të politikave që e promovojnë turizmin.

Duke i falënderuar për vizitën dhe gatishmërinë e shprehur për të bashkëpunuar, ministri Aliu theksoi se për çështje që lidhen me mjedisin, infrastrukturën dhe zhvillimin e turizmit, ministria që ai drejton është përherë e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munchenit, që është në huazim tek Union…