Ministri i Arsimit njofton zyrtarisht për pezullimin e mësimit

27 shkurt 2018 | 21:12

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyri e ka konfirmuar se nesër nuk do të mbahet mësim për shkak të motit të ligë.

Postimi i plotë:

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sapo ka marrë vendim që nesër, (e mërkurë), 28 shkurt 2018 të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Ky vendim është marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme.

Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara,  bëri të ditur se deri…