Ministri Berisha në Reçak: Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve

15 janar 2018 | 13:53

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama morën pjesë në shënimin e 19-të vjetorit të masakrës së Reçakut.

Në Kompleksin Përkujtimor ata vendosen lule dhe bënë homazhe te varrezat duke nderuar të gjithë martirët dhe të rënët për Liri.

Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë vizitës në Kompleksin Përkujtimor takuan qytetarët e pranishëm të Raçakut, të cilëve ju shprehën ngushëllimet dhe njëkohësisht edhe krenarinë për familjarët e tyre, duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve të Reçakut.

“Liria që ne po e gëzojmë sot dhe Pavarësia e Kosovës i kanë rrënjët në gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për shtetin e pavarur të Kosovës”, ka thënë ministri Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini Të gjitha raportimet që bëhen në emër…