Ministri i Brendshëm gjerman ofron dorëheqje

02 korrik 2018 | 12:27

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka ofruar dorëheqjen e tij të dielën, kanë njoftuar zyrtarë të partisë, pas përshkallëzimit të debatit për migrimin, çështje e cila rrezikon qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton “Reuters”.

Seehofer ka thënë se ai është i gatshëm për të liruar pozitën e ministrit dhe të drejtuesit të Partisë Social-Demokrate, gjatë një takimi në të cilin është diskutuar për atë nëse duhet pranuar propozimin e Merkelit, të përcjellë nga takimi i Brukselit javën e kaluar.

Ky hap e bën qeverinë e kancelares Merkel edhe më të pasigurt.

Merkel është detyruar të kthehet nga fqinjët evropianë për të kërkuar zgjidhje për krizën e migrantëve që tentojnë të hyjnë në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet anëtare në Kombet e Bashkuara janë pajtuar për të…