Ministri britanik: Putini po dështon në terren, mund të shkojë me planin D

29 korrik 2022 | 14:03

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se “rusët po dështojnë në terren në shumë zona” në Ukrainë.

“Plani A, B dhe C i Putinit kanë dështuar dhe ai mund të shikojë planin D”, ka thënë Wallace për pushtimin rus në një intervistë me “Sky News”.

Ai ka thënë se beson se lufta kundër Rusisë është një “kauzë fisnike”, duke e karakterizuar luftën si një “shtet fashist që po pushton Ukrainën”.

Wallace, i cili ka mbikëqyrur përpjekjet britanike për të pajisur Ukrainën me armë antitank, automjete të blinduara dhe municione, tha se “të gjithë” besojnë se pushtimi është “i gabuar dhe brutal”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joan Laporte e ka thumbuar skuadrën e Bayern Munich pas…