Ministri Bytyqi anulon konkursin për bursat e studentëve

08 nëntor 2019 | 11:29

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, në një konferencë për medie ka bërë me dije se ka anuluar konkursin për bursa për shkak të protestave të studentëve.

Ai ka thënë se ky konkurs do të jetë i anuluar deri në ardhjen e ministrit të ri të Arsimit.

“Pas shpalljes së konkursit është krijuar një situatë jo e mirë, joreale, por fatkeqësisht nuk po arrihet të kuptohet drejtë. Duhet ta sqarojmë pse është marrë ky vendim. Duhet ta kenë të qartë të gjithë se përzgjedhja e bursistëve bëhet nga universitetet bazuar në vijën buxhetore që ka. Bursat që shpërndan MAShT-i nuk janë bursa gjithëpërfshirëse”, është shprehur Bytyqi.

Studentët e disa fakulteteve kanë protestuar disa herë në shenjë pakënaqësie ndaj konkursit për bursa në të cilin nuk ishin përfshirë ata. Madje, studentët e Fakultetit të Edukimit e kanë bojkotuar edhe mësimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e…