Ahmeti për ftesën e Veselit nga Specialja: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh

08 nëntor 2019 | 11:22

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka quajtur padrejtësi ftesën e Gjykatës Speciale për kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Pavarësisht kësaj, Ahmeti ka thënë se Veseli do të ngadhënjej në betejë me këtë gjykatë.

“E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njëjtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme. Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhënjyem në luftën tonë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perëndia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perëndia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pikë gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njëjtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhënjyem në luftën tonë të drejtë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se portieri Claudio…