Ministri Bytyqi: E ardhmja e sigurt garantohet vetëm me arsim cilësor

28 dhjetor 2018 | 13:42

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka uruar qytetarët me rastin e festës së vitit të ri.

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në profilin e tij në “Facebook” ai ka uruar që 2019-a të jetë vit i mbarë që do të sjellë suksese, paqe  e harmoni.

Bytyqi ka thënë se standardi i ri i krijuar tregon se pika e fortë e suksesit është bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja e akterëve në arsim.

Sipas tij, e ardhmja e sigurt  garantohet vetëm me arsim cilësor.

“Të dashur nxënës, studentë, të nderuar mësimdhënëse, profesor, prindër dhe qytetarë se bashku kemi kaluar nëpër këtë vit me plotë angazhime, me përkushtim dhe këmbëngulësi, kemi shënuar suksese në historinë e këtij viti kalendarik. Pa dyshim se kemi hasur edhe në vështirësi dhe sfida, por gjithnjë e më shumë  e kemi kuptuar se ato zgjidhen me lehtë me bashkëpunimin e të gjithëve. Standardi i ri i krijuar na tregon se pika e fortë e suksesit është bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja e akterëve në arsim. Këtë vit kemi filluar shumë procese të rëndësishme për mësimdhënie dhe mësimnxënie më cilësore për shkolla më të mira, për arsim të lartë të qëndrueshëm, për të ardhme të sigurt   që garantohet vetëm me arsim cilësor. Ju falënderoj nga zemra mësimdhënëse, nxënës, mësimdhënës, studentë e profesor që keni shënuar rezultate të larta në këtë vit, dhe uroj që sukseset të shtohen vit pas viti. Uroj që viti 2019 të jetë vit i sukseseve për ju dhe familjet e juaja. Urojmë që së bashku të bëjmë Kosovën vend të zhvilluar”, ka thënë Bytyqi në urimin e tij me rastin e festës së vitit të ri.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa…