Ministri Bytyqi merr vendim për vendosjen e kutive të ankesave në institucionet arsimore

11 shkurt 2019 | 17:11

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.

Për zbatimin e këtij vendimi, ministri ka obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit ët Kosovës, Agim Ademi, ka…