Ademi pret legjendën e Barcelonës dhe Brazilit

11 shkurt 2019 | 17:06

Kryetari i Federatës së Futbollit ët Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një takim legjendën braziliane dhe botërore të futbollit, Edmilson, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi ish-futbollisti i njohur, i cili u shpall kampion bote me Brazilin dhe fitoi shumë trofe me Barcelonën, ka shprehur interesim për bashkëpunim me FFK-në, në organizimin e kampeve për futbollistët e rinj, duke pasur parasysh numrin e madh të talenteve që po dalin nga futbolli i Kosovës. Sipas njoftimit të FFK-së, kryetari Ademi i ofroi përkrahje legjendës braziliane dhe vuri në pah se FFK-ja nuk do të bëjë pengesa në mbajtjen e kampeve të tilla në Kosovë nga njerëz të tillë profesionistë dhe që për qëllim kanë zbulimin e talenteve, që në të ardhmen do të mund të luajnë në klube të njohura evropiane dhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Kryetari Ademi në fund të takimit ia ka dhuruar Edmilsonit një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ishte sot në takim…