Ministri Bytyqi pro rritjes së numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë

09 korrik 2019 | 12:48

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu.

Në takimin e ftuar nga ministri Bytyqi, u bisedua rreth kërkesës lidhur me mundësinë e rritjes së numrit të studentëve  për regjistrim  në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e  ri akademik 2019/2020 .

Ministri Bytyqi shprehi gatishmëri që kjo kërkesë të realizohet për faktin se është një politikë me interes nacional dhe në funksion të kësaj MASHT është duke marrë veprimet e nevojshme, duke parë të gjitha mundësitë ligjore që kjo kërkesë të jetësohet, gjithnjë duke u bazuar edhe në vendimet e AKA-së.

Ministri Bytyqi dhe Ismaili, në fund të këtij takimi vlerësuan se është e nevojshme që të rritet numri i studentëve në mënyrë që të përmbushen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për shërbime mjekësore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj do të vazhdojë karrierën te…