Ministri Bytyqi: Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë

13 qershor 2019 | 17:10

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin Randall K. Filer, me të cilin ka biseduar lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka bërë me dije se shumë shpejtë do të nënshkruhet një marrëveshje, e cila do t’iu mundësojë studentëve nga Kosova që të studiojnë në Çeki.

“Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë. Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë në PhD dhe me kushte të volitshme në master, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri kroat Slaven Bilic ka nënshkruar kontratë dy vjeçare West…