Ministri Bytyqi: Sistemi i arsimit të orientohet nga edukimi profesional

08 gusht 2018 | 16:42

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

Ai është takuar me Ardiana Bunjaku, drejtoreshë ekzekutive në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Berat Rukiqi, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.

Në këtë takim ata diskutuan për gjendjen aktuale të sistemit të edukimit të lartë në vend si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që të hidhen hapa drejt transformimit të sistemit të edukimit sipas nevojave të tregut të punës.

Postimi i plotë i Byqytiqt në profilin e vet në “Facebook”:

Sot kam pritur në takim znj. Ardiana Bunjaku, drejtoreshë ekzekutive në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), z. Berat Rukiqi, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe z. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sistemit të edukimit të lartë në vend si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që të hidhen hapa drejt transformimit të sistemit të edukimit sipas nevojave të tregut të punës.

Shpreha gatishmërinë time dhe të MASHT-i për një bashkëpunim sa më të thellë rreth kësaj çështje tejet të rëndësishme, për faktin se tregu i punës po transformohet dhe me këtë edhe nevoja për profesione të caktuara po rritet, prandaj është e udhës që sistemi i arsimit të orientohet nga edukimi profesional.

Konkretisht u propozua që në bashkëpunim me komunitetin e biznesit të përgatitet një pyetësor përmes të cilit do të identifikohen nevojat e tregut të punës në Kosovë, pra për çfarë drejtime studimi ka nevojë ky treg dhe për çfarë profesione në mënyrë që edukimi të jetë në shërbim të tregut të punës.

Gjithashtu, në lidhje me këtë, u dakorduam që të bëhet një grup punues dhe të përgatitet një Memorandum Bashkëpunimi, në mes të MASHT, MPMS, ShKÇAK, OEK dhe Odës Ekonomike Amerikane.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi,…