Ministri Bytyqi takoi përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta

23 nëntor 2018 | 12:52

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, me të cilët bisedoi rreth përmirësimit te cilësisë se arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, e informuan ministrin Bytyqi për gjendjen aktuale në institucionet apo shoqatat që ata përfaqësojnë dhe që merren me personat me nevoja të veçanta, për vështirësitë e problemet që ata kanë në jetën e përditshme.

Ministri Bytyqi theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për të bërë maksimumin për kushte sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me shoqatat dhe qendrat burimore, që të ofrojë mbështetje për çdo nevojë që kanë brenda mundësive tona si Ministri.

Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se, me angazhimin e 100 asistentëve të rregullt sipas kërkesave të komunave, si dhe iniciativa për angazhimin e studentëve vullnetarë për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta tregon synimin tonë që të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Ministri Bytyqi theksoi edhe nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me donatorët, të cilët vazhdojnë të shprehin interesim që të mbështesin arsimimin dhe përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikatë për media…