Ministri Bytyqi uron Fitër Bajramin

15 qershor 2018 | 10:48

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festen e Fitër Bajramit.

Ky është urimi i tij:

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Sot, kur po festojmë Fitër Bajramin, uroj t’u jetë pranuar agjërimi, si përkushtim e adhurim ndaj Krijuesit!

Ky muaj i bekuar na jep mesazhin se dashuria, paqja, harmonia e toleranca, janë vlera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë! Uroj t’i bartim këto vlera, bashkë me gatishmërinë për të ndihmuar gjithmonë ata që kanë nevojë!

Uroj që në këtë ditë feste, e çdo ditë tjetër, të keni gëzim e lumturi në familjet tuaja

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet gjermane thanë se arrestimi i një tuniziani, i dyshuar…