Ministri Çeku i dërgon telegram ngushëllimi familjes Mulliqi

26 korrik 2023 | 09:00

Ka vdekur dje, në moshën 63 vjeçe, profesori, dramaturgu, regjisori, gazetari Haqif Mulliqi.

Pikëllim me rastin e vdekjes së tij kanë shprehur mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendit.

Telegram ngushëllimi familjes Mulliqi i ka dërguar edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Telegram ngushëllimi

E nderuar familje Mulliqi,

Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, prof. dr. Haqif Mulliqi.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen tuaj.

Do ta kujtojmë me krenari si një emër me të cilin është personifikuar teatri i mirëfilltë dhe do të mbetemi përherë mirënjohës për kontributin e tij si pedagog universitar, dramaturg, regjisor, studiues, kritik i dramës publicist dhe eseist.

Opusi krijues i Prof. Dr. Mulliqit në fushën e dramaturgjisë është i vëllimshëm dhe shumështresor, e kjo trashëgimi do të vazhdojë të frymëzojë gjenerata të studiuesve dhe entuziastëve të kulturës në Kosovë dhe më gjerë.

Ndikimi i Prof. Dr. Haqif Mulliqit u shtri shumë përtej sferës akademike. Ai ishte i njohur për ngrohtësinë dhe mirësinë e tij, duke e bërë atë një figurë të dashur brenda komunitetit. Ngushëllime atyre, miqve dhe kolegëve!

Sinqerisht, Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Republika e Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se qeveria po tenton…