Ministri Gashi takohet me kryetarin e Pejës, flasin për sigurinë

16 gusht 2018 | 15:22

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me çështjen e sigurisë në Komunën e Pejës, me ç’rast ministri Gashi ka theksuar se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri e ka njoftuar ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka folur sot përmes…