Ministri Hasani: Jetësohet ideja e Limajt për demarkacionin

16 shkurt 2018 | 13:28

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Bajram Hasani, ka mirëpritur zgjidhjen e çështjes së demarkacionit, sipas idesë së dhënë nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

“Politikës së Kosovës nuk i duhen demagogë që sillen nga një studio televizive në një tjetër e që vetëm rrahin gjoks, neve na duhen lider vizionar si Fatmir Limaj që i japin zgjidhje praktike problemeve që vite me radhë e rëndojnë vendin. Sot, u jetësua ideja e liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si rrugëdalja e vetme dhe zgjidhja e nyjës së demarkacionit, e cila e ka lënë Kosovën tash e sa vjet të izoluar”

“Deklarata e përbashkët, ku mundësohet të jetësohet ideja e Limajt për korrigjimin e gabimeve në Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është lajmi më i mirë që ka mundur të marrë Kosova, një ditë para ditëlindjes së dhjetë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut dhuruan të tjera medalje për…