Ministri i Financave: Për ushtrinë nuk do t’i kursejmë paratë

16 nëntor 2018 | 08:47

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur për buxhetin që do ta ketë ushtria e Kosovës.

Ai ka thënë se asnjë kërkesë që ka të bëjë me ushtrinë nuk do të refuzohet.

Hamza gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se me parët e buxhetit do të blihen disa pajisje për ushtrinë.

“Çdo kërkesë që është bërë deri tash është miratuar. Parat e buxhetit nuk do të kursehen për Ushtrinë e Kosovës. Çdo gjë që duhet për këtë çështje do të plotësohet”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se me parat e buxhetit do të blihen pajisjet që duhen për ushtri.

Po ashtu ai ka theksuar se me këto para do të bëhen edhe pagat dhe gjërat e tjera për ushtrinë.

“Atë çka është e nevojshme do të mbulohet. Normalisht aq sa ka kapacitete buxheti”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë sa njoftuar se sot në vendin…