
Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave
26 prill 2021
| 18:54
Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve të Italisë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka kërkuar nga Evropa të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjen për të negociuar me një perspektivë konkrete integrimi.
Ai ka theksuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave.