Ministri i jashtëm serb kërkon themelimin e asociacionit

20 prill 2022 | 22:42

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka përmendur vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e një referendumi kushtetues serb, dhe më pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 3 prillit.

“Kjo ishte hera e parë që prej 1999 që qytetarëve serbë iu ndalua marrja pjesë në zgjedhje. Institucionet në Kosovë edhe njëherë demonstruan qasjen e tyre diskriminuese”, ka thënë ai.

Sellakoviq kujtoi protestat e serbëve në shtator të vitit të kaluar, për shkak të masës së reciprocitetit për targat nga Serbia, duke thënë se ky vendim kishte për qëllim “frikësimin e serbëve”.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë po përballen me kërcënime dhe qasje diskriminuese nga institucionet e Kosovës.

“Serbët po kërcënohen, po inkurajohen të largohen nga shtëpia e tyre dhe të zhvendosin po dekurajohen të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka deklaruar ai.

Duke folur për dialogun e ndërmejtësuar nga BE-ja, ai kërkoi që Kosova të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, veçmas atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“[Qeveria e Kosovës] thotë se themelimi i Asociacionit nuk do të lejohet. Kjo vetëm që nuk minon dialogun, por direkt poshtëron faktorin ndërkombëtar, së pari BE-në”, ka thënë Sellakoviq

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën,…