Ministri i Kulturës: Skenës teatrore do t’i mungojë Bekim Lumi

30 korrik 2018 | 10:54

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka thënë se e ka marrë me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e parakohshme të regjisorit dhe profesorit, Bekimi Lumi.

“Pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje të rëndë, bota e artit shqiptar dhe jo vetëm, e ka humbur një prej pedagogëve dhe regjisorëve më të talentuar. Regjisori Bekim Lumi, i cili me shfaqjet e tij të shumta e që karakterizoheshin me aspektin minimalist dhe eksperimental, e ka përfaqësuar vendin tonë në shumë festivale teatrore brenda dhe jashtë Kosovës, duke e prezantuar suksesshëm artin teatror ku u nderua edhe me çmime të shumta”.

Skenës teatrore të vendit tonë do t’i mungojë zelli dhe kreativiteti i Bekimit dhe për kulturën shqiptare ndarja e parakohshme e tij nga jeta nga beteja me sëmundjen, është një humbje e madhe. Angazhimi dhe suksesi i tij për familjen duhet të jenë krenari dhe jo dhimbje kurse për ne, shokët, kolegët dhe artdashësit duhet të jetë nxitje dhe frymëzim. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Bekim Lumit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ikja e…