Ministri i Mbrojtjes dhe gjeneralët e FSK-së bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

31 janar 2020 | 16:52

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha së bashku me udhëheqës të lartë të kësaj ministrie dhe të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ata kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh edhe te vendi i rënie së tre dëshmorëve në fshatin Pestovë të Vushtrrisë në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa ka konfirmuar përforcimet e janarit, bën të ditur faqja…