Ministri i Mbrojtjes i dhuron “Medalje për shërbim të shquar” nënkolonelit Henrik Krogh

02 gusht 2019 | 14:12

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka pritur të premten në takim lamtumirës, nënkolonel Henrik Krogh, ushtrues detyre i shefit të këshilltarëve të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Ministri Berisha e falënderoi nënkolonelin Krogh për angazhimin gjatë gjithë viteve të shërbimit të tij në Kosovë dhe në veçanti për kontributin e tij rreth tranzicionit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, për merita të veçanta gjatë shërbimit të tij, nënkolonelit Krogh i dhuroi “Medaljen për shërbim të shquar”.

Oficeri danez Krogh gjatë takimit evokoi kujtime mbresëlënëse nga misioni i tij në Kosovë, në veçanti shprehu falënderim për mikpritjen e institucioneve dhe të popullit të Kosovës, duke nënvizuar se Kosova gjithmonë do të mbetet në zemrën e tij.

Nënkoloneli Krogh gjatë viteve të shërbimit në kuadër të NALT-it ka dhënë kontribut të çmuar në procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai, po ashtu ka qenë i angazhuar në Kosovë qysh në vitin 1999 si anëtar i grupit të forcave daneze në kuadër të KFOR-it, ndërsa, në vitin 2004 ka qenë komandant i kontingjentit danez dhe në vitin 2008 ka shërbyer si zyrtar ndërlidhës i KFOR-it në Qeverinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar situatën e fundit…