Ministri Konjufca takohet me shefin e ambasadës çeke në Prishtinë

07 shkurt 2020 | 14:26

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të premten ka pritur në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin ka diskutuar për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri i Jashtëm falënderoi shefin e Misionit diplomatik çek për mbështetjen e deritashme të shtetit të tij, duke theksuar se çmon lartë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën në kuadër të Grupit të Vishegradit.

“Ne përkrahim çdo proces që është në interes të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, prandaj kërkojmë mbështetje nga Forumi i Vishegradit për Fondin e Ballkanit Perëndimor, si i vetmi mekanizëm që përfshinë drejtpërdrejtë gjashtë vendet e rajonit, me të cilin aktualisht udhëheq Republika e Kosovës”,ka deklaruar ministri Konjufca.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjet e ekonomike midis dy vendeve, për marrëveshjen për bashkëpunim Ekonomik të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe që pritet të funkszionalizohet me takimin e planifikuar të Komisionit të përbashkët ekonomik.

Në këtë kuadër u bisedua edhe për Marrëveshjen për shmangien e taksave të dyfishta, e cila është ratifikuar nga pala kosovare, mirëpo akoma qëndron e bllokuar në parlamentin çek.

Ministri Konjufca dhe diplomati Bilek vlerësuan marrëdhëniet midis Kosovës dhe Çekisë dhe u dakorduan që vizita e shefit të diplomacisë çeke e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të realizohet në afatin më optimal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lansohet programi ‘Vizitat në shtëpi’ në Komunën e Gjakovës. Sipas…