Ministri Krasniqi: Në Kosovë s’mund të ketë asociacion njëetnik

10 gusht 2022 | 13:16

Kosova është shtet multietnik dhe si e tillë, s’mund të ketë asociacion njëetnik, ka thënë të mërkurën ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai këtë e ka thënë deklaratë e ka dhënë kur ka folur mbi kërkesën potenciale të Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar, për një ide të një modeli evropian për formimin e asociacionit.

“Në ligjin për vetëqeverisje lokale, është paraparë pjesa ku komunat mund të organizojnë asociacione, madje kjo pjesa e organizimit të tyre është e precizuar edhe me ligjin për OJQ. Gjithçka mund të ndodhë brenda këtyre kornizave”.

“Kosova është shtet multietnik, dhe në një shtet multietnik nuk mund të ketë Asociacion njëetnik. Ky është një qëndrim që tani më të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çkado që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashtë frymës kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me…