Ministri Latifi: Po punojmë për problemin e ikjes së mjekëve

29 shtator 2022 | 12:23

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se janë duke u marrë me zgjidhjen e problemit të ikjes së mjekëve të Kosovës.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pas pyetjeve të parashtruara nga deputetët, ka deklaruar se duhet të punojnë të gjithë së bashku për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Ky është problem i madh nuk zgjidhet me një shkop magjik, por në të gjithë së bashku duhet të punojmë ta ndalim ikjen e trurit, duhet ta shtojmë kthimin e trurit me masa të caktuara, por edhe ta kuptojmë se nuk zgjidhet shumë shpejtë”, ka thënë Latifi.

Latifi ka folur edhe për numrin e vogël të anesteziologëve, duke thënë se janë duke punuar në këtë aspekt dhe se do të duhej që vite më parë të hapeshin konkurse për specializimin e anesteziologëve, që sipas tij, sot nuk do të kishte krizë për anesteziologë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 vjetorin, Ditën e dëshmorëve të Ferizajt dhe përkujtimit…