Lekaj: Bashkë me autostradën e Dukagjinit sanohet edhe shtrati i lumit Drini i Bardhë

04 shkurt 2019 | 15:27

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën ka marrë pjesë në debatin publik me qytetarët e Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.

Ministri Lekaj u ka premtuar qytetarëve të Rahovecit se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se ato që janë të arsyeshme do të inkorporohen në projektin final.

I pari i Infrastrukturës dhe Transportit u tha qytetarëve se ky projekt është i qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e vendit me korridoret pan-evropiane.

Ai pos tjerash u ka premtuar qytetarëve se krahas këtij projekti, do të rregullohet edhe shtrati i Drinit të Bardhë dhe maksimalisht do të kursehet toka bujqësore, e që për rahovecianët ka rëndësi shumë të madhe.

Ndërsa qytetarët duke vënë në pah rëndësinë e këtij projekti të munguar nga qeverisjet e kaluara, me anë të sugjerimeve të tyre dhanë kontributin e tyre për projektin e autostradës së Dukagjinit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka marrë…