Ministri Lekaj premton përkrahje për Shtimen dhe Ferizajn

14 shkurt 16:01

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar të mërkurën  komunën e Shtimes, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli.

Lekaj e Ismajli kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes.

Ministri Lekaj e ka siguruar kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrah komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit.

Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore.

Ndërsa kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore. Pas këtij takimi, ministri Pal Lekaj, ka vizituar edhe komunën e Ferizajt, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu. Gjatë këtij takimi, Lekaj e Aliu kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore të Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i…