Kryetari Bahtiri priti në takim përfaqësues të UN-Habitatit

14 shkurt 2018 | 15:56

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, kanë pritur të mërkurën në takim, Gwendoline Mennetrier, përfaqësuese e UN-Habitat, me të cilën ka biseduar për dy projekte që janë duke u realizuar në Mitrovicë, ai i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe hartimi i hartave zonale.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri e ka falënderuar zyrtaren e UN-Habitatit për përkrahjen e kësaj zyre në hartimin e PZHK-së. “Hartimi i PZHK-së është një punë e madhe por që frytet e saj do të shihen në të ardhmen”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa Mennetrier duke lavdëruar PZHK-në, ka thënë se Mitrovica ka bërë një punë shumë të mirë me hartimin e planit zhvillimor komunal në përputhshmëri me ligjin për planifikimin hapësinor si dhe për hartimin e hartave komunale zonale.
Ajo ka ftuar kryetarin Bahtiri dhe grupin punues për një vizitë në Toronto të Italisë, ku do të shkëmbehen përvoja lidhur me funksionimin e tregjeve urbane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të…