Ushtarët amerikanë kryejnë stërvitje në poligonin e qitjes në “Bondsteel”

28 maj 2026 | 22:04

Ushtarët amerikanë të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it kanë realizuar një stërvitje të qitjes në poligonin e kampit “Bondsteel”.

Në njoftimin për media të këtij misioni bëhet e ditur se këto aktivitete zhvillohen me qëllim të forcimit të aftësive bazë në qitje, përdorimin e armëve dhe rritjen e gatishmërisë individuale të ushtarëve.

Tutje, në njoftim thuhet se trajnimet e rregullta kontribuojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që personeli ushtarak të jetë i përgatitur për realizimin e detyrave në mbështetje të KFOR-it.

“Përmes aktiviteteve të tilla, personeli ruan një nivel të lartë gatishmërie dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi…