Ministri Lluka: Nga 14 prill 2020, Kosova do të kontrollojë kufijtë e saj energjetik

28 qershor 2019 | 13:53

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se nga 14 prill 2020, Kosova do të kontrollojë kufijtë e saj energjetik.

“Operatorët e transmisioneve të Evropës kontinentale kanë votuar pro pavarësimit energjetik të Republikës së Kosovës. Po ashtu kanë votuar kundër ankesës së Serbisë lidhur me këtë drejtim, duke i dhënë vulën përfundimtare pavarësimit energjetik. Ky proces gjithashtu do të aktivizojë linjën e transmisionit me Shqipëri, duke krijuar mundësi fantastike në përdorim më të mirë të energjisë në mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Lluka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij, e gjithë kjo duke iu falënderuar punës së palodhshme të të gjithë akterëve energjetikë, e në veçanti menaxhmentit të KOSTT-it dhe Qeverisë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka marrë një…