Ministri Murati: Borxhet nuk mund t’i falim, shteti mbahet me tatime

04 qershor 2021 | 11:10

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se gjobat e pandemisë nuk kanë të bëjnë fare me këtë ministri dhe as me qeverinë, por sipas tij, kjo çështje është e rregulluar me ligj.

“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuk e ka të qartë se pse ka thirr interpelancë. Në thirrjen që kam pranuar shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së. Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim… Ato s’kanë të bëjnë fare me Ministrinë e Financave. Ato janë rregulluar me ligjin që është miratuar në këtë Kuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e ministrisë, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”, ka thënë Murati në Kuvendin e Kosovës gjatë interpelancës që është thirrur për faljen e gjobave gjatë pandemisë.

Duke i rikujtuar AAK-së se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj u ka falur borxhet e ujit bizneseve dhe ka thënë se këtë e ka bërë “veç për qejf”, ministri Murati ka thënë se kështu nuk mbahet shteti.

“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të  borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, ka thënë Murati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse qeveritë e mëparshme, edhe qeveria Kurti do ta fillojë…