Ministri Murati kërkon që bizneset t’ua rrisin pagat punëtorëve: Me rritjen e çmimeve janë rritur edhe fitimet e tyre

09 nëntor 2022 | 13:43

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka kërkuar që bizneset duhet t’ua rrisin pagat punëtorëve.

Sipas Muratit, bashkë me rritjen e çmimeve, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve. Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se Qeveria do ta mbështes me 50 për qind për tre muaj secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festa e titullit kampion bote në MotoGP ka zgjatur deri…