Bagnaia: Besova te titulli edhe kur isha 91 pikë pas kreut, vendosmëria u shpërblye

09 nëntor 2022 | 13:31

Festa e titullit kampion bote në MotoGP ka zgjatur deri në orën një të natës për Francesco Bagnaia, që është larguar nga mbrëmja e organizuar nga Ducati më herët nga të gjithë.

“Isha shumë i lodhur nga ajo ditë, që mu duk shumë e gjatë. Isha i uritur, pa energji dhe shkova të fle, ndërkohë që skuadra festonte ende”, ka thënë piloti italian. “Nuk ndjehesha mirë, pasi kisha marrë edhe një të ftohur atë pasdite, duke kaluar nga një intervistë në tjetrën. Më pas shkuam në mbrëmjen “gala” që organizoi MotoGP dhe në fund në festën e skuadrës”, ka thënë Bagnaia, që kujton orët e para si kampion bote për pilotë.

“Ka qenë një sezon i gjatë, i lodhshëm dhe i vështirë. Në mesin e sezonit as që mund të mendonim për titullin, pasi isha 91 pikë pas Quartararo. Gjithsesi, nuk hoqëm dorë dhe mendoj se vendosmëria e të gjithëve u shpërblye. Morëm dy tituj, atë për pilotë dhe konstruktorë dhe festa është legjitime”, ka shtuar Bagnaia.

“Ndihma e personave që kisha pranë ka qenë e madhe dhe ata kanë qenë gjithçka për mua. Shpresoj që ky triumf të jetë një motivim më i madh për të ardhmen. Përvoja e këtij viti ishte vendimtare për karrierën time. Tani kemi më shumë eksperiencë dhe mendoj se kjo do të më ndihmojë që të shpallem kampion edhe vitin tjetër”, ka deklaruar Francesco Bagnaia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka…