Ministri Mustafa dhe ambasadori i Katarit diskutojnë për sigurinë

12 mars 2019 | 15:09

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në një takim, ambasadorin e ri jorezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndër shtetërore, me theks të veçantë sa i përket sigurisë dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy policive të dy vendeve.

Ministri Mustafa ka falënderuar ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Theks i veçantë i këtij takimi ishte përkrahja që mund të jap shteti i Katarit në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Ndërsa ambasadori Al Marri ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi te Marseille ka “ringjallur” Mario Balotellin. Sulmuesi italian ka…