Ministri i Financave të Kosovës pritet në Departamentin e Shtetit

16 tetor 2019 | 12:48

Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald.

Ministri Hamza e ka njoftuar McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro-fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.

Hamza ka falënderuar Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe institucioneve tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë që sipas tij ka lënë gjurmë në zhvillim e institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq McDonald e ka falënderuar ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka Ministria e Financave me Thesarin Amerikan dhe ka shprehur zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike.

Po ashtu McDonald ka përgëzuar ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur t’i sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, është takuar me…