Ministri i Bujqësisë nënshkruan programin për pagesa të drejtpërdrejta

30 korrik 2021 | 18:22

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021, ku përkrahja financiare vetëm për këtë vit kalendarik për fermerët në kategorinë e subvencioneve arrin vlerën e rreth 50 milionë eurove.

“Nënshkrova Programin e Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë ministri Peci me rastin e nënshkrimit të programit.

Vlen të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative deri te hapja e aplikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntoger Ylli Abazi ka mbaruar me sukses Kolegjin Mbretëror të…