Ministri Peci thotë se po afrohet akses i lehtë në kredi bujqësore përmes digjitalizimit dhe eliminimit të barrierave

18 qershor 2025 | 12:48

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se qasja në financa dhe mundësia e kreditimit të favorshëm në bujqësi është hallka e radhës në zinxhirin e punëve të mira që janë realizuar vitet e fundit në Ministrinë e Bujqësisë.

“Me legjislacionin që kemi hartuar për faturat e produkteve bujqësore dhe partneritetin me IFC – International Finance Corporation kemi mundësuar qasje kreditore për fermerët me norma të favorshme të interesit. Përpos mbështetjes që kemi ofruar për fermerët nga skemat financiare të Ministrisë, projekti që po lansohet sot është edhe një mundësi për akses më të lehtë në financa dhe do të mundësojë përdorimin e produkteve bujqësore dhe mallrave të magazinuara si kolateral për financim. Tani ka akses i lehtë në kredi bujqësore përmes digjitalizimit dhe eliminimit të barrierave”, ka thënë Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
37 mijë banorë rezidentë e kanë lëshuar Kosovën gjatë 2024.…