Ministri Reçica merr mbështetje nga Departamenti Amerikan i Shtetit

28 prill 2019 | 13:18

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës atje, Vlora Çitaku.

Gjatë kësaj vizite, ministri Reçica është takuar me Paul Pfeuffer nga Zyra për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore.

Në takim është diskutuar rreth reformave të ndërmarra nga MPMS-ja, përmbylljes së infrastrukturës ligjore dhe fillimit të zbatimit të tyre, si dhe rreth përmbushjes se obligimeve të MSA-së.

Gjithashtu në mes të bashkëbiseduesve është folur edhe për zhvillimet politike në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në ShBA, Reçica ka zhvilluar edhe një takim me Kevin Willcutts nga Departamenti Shtetëror i Punës.

Temë diskutimi ishte puna e rëndë te fëmijët, posaçërisht format e këqija të punëve të fëmijëve.

Nga Departamenti Shtetëror i Punës janë zotuar për të mbështetur Kosovën nëpërmjet formave të bashkëpunimit si, trajnime për Inspektoratin e Punës, për Qendrat për Punë Sociale, policinë dhe organet tjera, me qëllim të parandalimit, por edhe të trajtimit të duhur të punëve të rënda tek fëmijët si dhe ato rreth trafikimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 2016-ën, punimet për ndërtimin e një godine në shtetin…