Ministri Reçica në Bullgari

21 mars 2018 | 20:23

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po merr pjesë në punimet e konferencës së nivelit të lartë, “E ardhmja e Punës”, e cila po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, nën organizimin e Presidencës Bullgare të Bashkimit Evropian.

Gjatë punimeve të sotme të konferencës u prezantuan dhe diskutuan tema të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e punës dhe sfidat demografike, mosha e popullatës dhe implikimet për punësim drejt një shoqërie të shëndoshë dhe aktive për punë, si dhe lëvizja e punëtorëve brenda ose në vendet e Bashkimit Evropian.

Në konferencë u vlerësua se edukimi dhe shkathtësitë janë dy çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e punës dhe shoqërinë. Teknologjia është duke u zhvilluar me një shpejtësi të madhe dhe të rinjtë duhet të aftësohen, si dhe të mësojnë dhe të shfrytëzojnë këto aftësi në mënyrë efektive.

Përvojat dhe efektet e studimeve rreth punës dhe një shoqërie të shëndoshë në vendet e BE dhe më gjerë, neve si Kosovë na bëjnë të mësojmë dhe të identifikojmë mangësitë dhe përparësitë që ka vendi ynë në këtë temë jetike, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” ministri Reçica.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tre vitesh përpjekje, marrëveshja për demarkacionin me Malin e…